Samsung paraqet Galaxy S4 (VIDEO)

Të zënë në një betejë të egër në tregun e smartfonëve, gjiganti jug-korean, Samsung, paraqiti gjeneratën e fundit, që ka për qëllim ta sfidojë konkurrentin Apple në tregun e vendit të tij.

Samsung kishte lansuar S3-shin vetëm një vit më parë, i cili u shit në më shumë se 40 milionë njësi në mbarë botën.

Gjatë prezantimit të produktit në New York, ompania demonstroi aftësinë e telefonit celular për të bërë dy foto të ndryshme në të njëjtën kohë.

Kamera në pjesën e pasme ka 13 megapikselë, përderisa ajo e përparme bën foto në 2 megapiksel.

Telefoni peshon 130 gramë, dhe është i hollë vetëm 7.9 milimetra, duke u bërë kështu pak më i hollë dhe më i lehtë se sa paraardhësi i tij.

Pajisja përdor teknologjinë HD AMOLED të Samsungut, duke bërë që S4-shi të ketë ekran më të madh sesa S3-shi, kurse rezolucioni i tij do të jetë 441 piksela për inç.

Telefoni i ka 2GB RAM dhe vjen me një procesor 1.9GHz quad-core ose 1.6GHz octa-core. Sistemi i tij operativ do të jetë versioni më i fundit i Androidit, Jelly Bean 4.2.2

Duke përdorur “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani.

Ndërsa, “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kyçit të dorës, në hulumtimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjera.

Pajisja e re pritet të arijë  në Evropë në tremujorin e dytë të këtij viti./rel/