Kulaçi i pites shkak i një mosmarrëveshjeje familjare

Një mosmarrëveshje familjare në mes të babait dhe djalit ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, ndërsa shkak i kësaj mosmarrëveshjeje ishte kulaçi i pites.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pasi kishin shtruar sofrën për të ngrënë darkë, babai nuk e kishte lejuar të birin ta marrë kulaçin e pites, ndërsa ky i fundit, nga mllefi e kishte thirrur policinë.

Mësohet se ka pasur vetëm konflikt verbal dhe asnjë të lënduar.

I kontaktuar nga Kosovapress, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen, por nuk ka dhënë hollësi shtesë.

“Policia i është përgjigjur një thirrjeje rreth një mosmarrëveshjeje familjare që ka ndodhur në njërin nga fshatrat më të largëta të Mitrovicës, mirëpo problemi familjar nuk kishte elemente për të iniciuar procedurë kundërvajtëse ose penale”, ka thënë Zahiti.


Më të lexuarat