Shpërthim pranë xhamisë së profetit Muhamed në Medinë (Foto & Video)

Bëhet e ditur se një shpërthim me bombë ka ndodhur në një pikë të sigurisë në afërsi të Xhamisë së Profetit (Nebevi) në qytetin e shenjtë të Medines në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga burimet lokale, mësohet se në sulmin që ndodhi ndaj një pike të sigurisë në Xhaminë e Profetit në Medine menjëherë pas ezanit të akshamit, krahas sulmuesit kanë humbur jetën 6 persona nga të cilët dy janë civilë si dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve për shkak të shpërthimit Xhamia e Profetit (Nebevi) është tronditur dhe se në vendngjarje është vërejtur edhe tym.

Ndërsa theksohet se ende nuk ka një deklaratë nga autoritetet zyrtare.

Gjithashtu edhe dje në mbrëmje në afërsi të kryekonsullatës amerikanë në qytetin Xhide ka patur një sulm kamikaz ku si pasojë u plagosën 2 policë.

Ndërsa në sulmin kamikaz të ndërmarrë në rajonin Katif të Arabisë Saudite u bë e ditur se nuk patur të vrarë apo të plagosur.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një telefonatë me mbretin e Arabisë Saudite Selman dhe i ka uruar Fitër Bajramin të gjithë sauditëve. Presidenti Erdoğan ndër të tjera duke dënuar këtë sulm ka uruar mëshirën e Allahut për civilët e pafajshëm që kanë humbur jetën, dhe shërim të shpejtë për personat e plagosur.

 


Më të lexuarat