Bashkëpunimi, si mënyrë për promovimin e paqes

Besimtarët muslimanë janë bashkëpunues dhe kontribues në ndërtimin e shoqërisë kosovare, pavarësisht se dikush tenton që të krijojë animozitete dhe përplasje të paqena.Kështu u konstatua sot në konferencën e organizuar nga forumi i rrjeteve sociale “Xhemati i Prishtinës”,  në bashkëpunim më institutin KIMES, institutin QESH dhe Klubin për Afirmimin e Mendimit, me titull: “Bashkëpunimi, si rruga e vetme për promovimin e paqesNë këtë takim nga panelistët u theksua nevoja e një marrëveshje të re shoqërore, në të cilën secila palë, në këtë rast besimtarët muslimanë, do të participonin përmes shprehjes së kërkesave dhe nevojave të tyre, si mënyra më e mirë për largimin e keqkuptimeve dhe problemeve që po paraqiten në shoqërinë kosovare.

Amir Ahmeti, nga instituti “KIMES”, ka thënë se disa prej problemeve që po paraqiten në diskursin e përgjithshëm shoqëror, është kur njerëzit adekuat dhe profesional anashkalohen prej diskutimeve, në këtë rast kur flitet për religjionin na paraqiten shumë “ekspertë”.

Sipas tij, kjo qasje po e dëmton paraqitjen e një realiteti të qartë për gjendjen reale në vend, dhe duke e larguar krijimin e stereotipeve që po e dëmtojnë komunikimin normal në mes palëve.

Ai ka folur edhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë të institucioneve shtetërore me ato fetare, dhe bashkëpunimin e fuqishëm që duhet të ekzistojë në mes tyre.

“Bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm me institucionet shtetëror me bashkësitë fetare. Unë konsideroj se këtu kemi çaluar dhe nuk konsideroj së bashkëpunim i mirëfilltë mund me u quajt kur krerët e institucioneve vizitojnë bashkësitë fetare për Bajram ose për Pashkë dhe me aq përfundon edhe raporti ndërmjet institucioneve dhe shtetit. Mendoj se kjo qasje është e gabueshme dhe raportet duhet me qenë më të mirazhe më të avancuara institucionale me bashkësitë fetare”, ka pohuar Ahmeti.

Arian Xhezairi nga instituti “QESH”, ka thënë se besimtarët muslimanë duhet që modelet e mira dhe të suksesshme t’i prezantojnë në shoqëri, në mënyrë që të jenë kompetitiv në garën e gjithëmbarshme shoqërore, me theks të veçantë fuqizimin e rolit të femrës.

Ai ka folur për nevojën e njohjeve reale të besimtarëve muslimanë, nga vet ata, si mënyra më e mirë për njohjen e problemeve.

Ai ka thënë se komuniteti mysliman po vazhdon të viktimizohet.

“Komuniteti mysliman këtu përkundër të gjitha persekutimeve, përkundër të gjitha linçimeve, gjuhës denigruese që përdoret në mediume në popull vazhdon akoma me u viktimizu dhe me e pozicionu veten si viktimë duke ofruar të kundërtën e asaj që ne jemi paqësorë dhe ne kemi me përhap vetëm paqe”, ka theksuar Xhezairi.

Avokati Asdren Bytyqi, njëherësh përfaqësues i Klubit për Afirmimin e Mendimit, është lëshuar më tepër në çështjet juridike, dhe keqkuptimet që i ka elita politike rreth vlerave liberale.

Ai ka thënë se njëra nga fundamentet e shtetit që është i ndërtuar mbi këto vlera, është barazia para ligjit dhe respektimi i ndërgjegjes dhe lirisë së besimit.

Sipas tij, shteti nuk duhet të ndërhyjë të bashkësitë fetare, mirëpo ta luaj rolin e policit në mes grupeve të ndryshme ideologjike dhe fetare – të qëndrojë neutral.

“Politika jonë – përderisa synojmë ato vlera – duhet që të marrë model nga shtete perëndimore. Shembull pse të mos jetë e njëjta siç janë Gjermania ose Kanadaja”, etj./Telegrafi/

 


Më të lexuarat