Arrestohen 16 anëtarë të FETO-s në Arabinë Saudite

Në operacionet e ndërmarra kundër organizatën terroriste gyleniste/ strukturave paralele në shtet (FETO/PDY) në Arabinë Saudite janë ndaluar 16 persona.

Në kapjen e 16 personave, për të cilët është konstatuar se duke zhvilluar organizime të Haxhit dhe umresë transferonin të ardhura financiare për organizatën terroriste FETO dhe që kanë vepruar në kuadër të strukturimit të kësaj organizate në Arabinë Saudite, Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) ka luajtur rol efektiv.

Ndër të tjera mësohet se 16 personat të cilët janë shtetas turq janë ndaluar pasi janë ndarë me autoritetet saudite informacionet për identitetin e tyre.

Të dyshuarit janë deportuar jashtë vendit pas procedurave të kryera.

Në operacionin e zhvilluar në koordinim me departamentin anti-terror të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Turke, 16 të dyshuar u sollën me avion në Turqi.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dyshuarit ndaj të cilëve në Turqi ka patur urdhër arresti me dyshim se janë anëtarë të FETO-s janë arrestuar nga ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndërsa të dyshuarit janë dërguar në polici për të dhënë deklaratat e tyre.


Më të lexuarat