Mijëra muslimanë falin namazin e parë të teravisë në Qabe (FOTO)

Mijëra muslimanë kanë falur namazin e parë të teravisë në haremin e Qabesë, me çka shënohet edhe fillimi i Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Haremi i Qabesë ishte i mbushur me besimtarë, kështu që një numër i madh i muslimanëve kanë falur namazin e teravisë edhe në rrugët pranë Qabesë.

Në kalendarin islamik muaji i Ramazanit është muaji më i mirë i vitit, në të cilin veprat shumëfish vlerësohen dhe shpërblehen, koha e agjërimi, adhurimi i shtuar, namazet vullnetare dhe leximi i Kur'anit.

Ky muaji i fillimit të shpalljes së Kur'anit, ditëve dhe netëve të bekuara, Beteja e Bedrit, çlirimi i Mekës dhe Lejletu-l-Kadrit.

Muaji në të cilin ndodhi lidhja mes qiellit dhe tokës, shpirtërores me materialen. Ky është një muaj i njohurive, muaji i ngritjes shpirtërore dhe intelektuale të muslimanit.


Më të lexuarat