Ummah – një aplikacion unik dhe i kompletuar për besimtarët muslimanë

“Ummah” është aplikacioni më i ri për telefona të mençur në platformën Android, një aplikacion unik dhe shumë i kompletuar për besimtarët myslimanë.

Aplikacioni i cili përmban Kuran, takvim, hadithe, thënie e lutje të ndryshme, synon t’ua lehtësojë adhurimet besimtarëve duke ua rikujtuar atyre disa nga adhurimet specifike si leximi i sures ‘Kehf’ apo dërgimi i salavateve ditën e xhuma, përmes njoftimeve (notifications) të cilat shfaqen në ekranin e telefonit tuaj të mençur.

Përveç takvimit, i cili tregon kohën e faljes së namazeve gjatë ditës, një rëndësi e veçantë në aplikacion i është kushtuar edhe muajit të madhërishëm Ramazan. Aplikacioni ju tregon ditët e Ramazanit, ju mundëson të mbani shënime (nëse e keni agjëruar atë ditë apo jo) si dhe shfaq lutje të ndryshme, të cilat është mirë të bëhen gjatë këtij muaji.

Ajetet, hadithet, thëniet dhe lutjet e ndryshme të cilat shfaqen në ballinë (home screen), mund të ruhen edhe në telefon përmes opsionit “Save” apo edhe të shpërndahen nëpër rrjete sociale.

Kjo nuk është e tëra, ngase në aplikacion do të ketë edhe shumë risi të tjera, pasi këtë e tregon edhe butoni “coming soon”.

Aplikacioni është zhvilluar nga ummah.io, pjesë e së cilës janë disa zhvillues shqiptarë, ndërsa mund të shkarkohet në “Play Store”.

Shkarko(këtu) në Google play


Më të lexuarat