Sulm ajror në Afganistan, 16 civilë të vdekur

KABUL (AA) – Gjatë një sulmi ajror në rajonin Helmand në jug të Afganistanit kanë humbur jetën 16 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Helmandit, Omer Zuvak, deklaroi se gjatë sulmit ajror në rajonin Sangina kanë pësuar për vdekje civilë.

Ai theksoi se është ngritur hetim për këtë sulm. Kryetari i këshillit krahinor të Helmandit Ataullah Afgan konfirmoi se kanë humbur jetën 16 civilë.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.


Më të lexuarat