Francë, hetim ndaj ambasadorit të Vatikanit për "sulm seksual"

PARIS (AA) - Në Francë është hapur hetim ndaj ambasadorit të Vatikanit në Paris Luigi Ventura me akuzën për "sulm seksual", njoftuan mediet franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas medieve, hetimi ndaj Ventura-s është hapur nga Prokuroria e Parisit më 24 janar, pasi ai dyshohet për sulm seksual ndaj një punonjësi të ri të komunës së kryeqytetit francez.

Procesi është nisur pasi Komuna e Parisit e ka dërguar rastin deri tek prokurori Remy Heitz.

Siç thuhet, rasti ka ndodhur më 17 janar gjatë një aktiviteti të organizuar nga kryebashkiakja Anne Hidalgo në komunë.

Ventura, 74 vjeç, është ambasador i Vatikanit në Paris nga viti 2009.


Më të lexuarat