Sulme me bombë në Idlib, 13 civilë të vdekur

IDLIB (AA) - Të paktën 13 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të njëpasnjëshëm të dy autobombave në qendër të qytetit Idlib, të kontrolluar nga opozita ushtarake dhe grupeve kundër regjimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). 

"Shpërthimi i parë ndodhi në orët e drekës në rrugën Kusur. Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi pasi vullnetarët e Mbrojtjes Civile mbërritën në vendin e ngjarjes", tha drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib, Mustafa Haj Jusuf, në deklaratën për AA. 

"Në dy shpërthime, humbën jetën 13 civilë dhe 50 u plagosën. Mes të vdekurve janë edhe 3 punonjës të Mbrojtjes Civile", u shpreh ai. 

Ai më tej theksoi se nga shpërthimet kanë pësuar dëme të mëdha edhe ndërtesat dhe dyqanet përreth, ndërsa zjarret janë shuar nga ekipet e Mbrojtjes Civile. 

Ndërkohë, mësohet se mes të plagosurve gjenden edhe 4 gazetarë të cilët janë detyruar të migrojnë nga Guta Lindore. 


Më të lexuarat