Erbaş: Islamofobia ka kaluar çdo masë

Kryetari i Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqisë, Ali Erbaş sot në Stamboll deklaroi se islamofobia ka kaluar çdo masë dhe ka ardhur në nivel të anti-Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erbaş në ligjëratën e tij në Universitetin “Sabahattin Zaim” në Stamboll rikujtoi për rëndësinë që Islami i kushton shkencës dhe vuri në dukje nevojën për veprim shkencor që synon luftimin e islamofobisë.

Duke kujtuar se i dërguari Muhamed a.s pas hixhretit, zhvendosja nga Mekka në Medinë, fillimisht ka punuar në ndërtimin e xhamisë që edhe sot ekziston, ndërsa me të edhe institucionin me qëllim të mësimdhënies dhe edukimin e njerëzve, Erbaş tha se i dërguari i palodhshëm a.s puna gjatë misionit profetik 23-vjeçar vetvetiu flet për rëndësinë e edukimit të njerëzve. 

Treguesi i rëndësisë që Islami i kushton arsimit dhe edukimit është fakti se muslimanët i liruan të burgosurit nga beteja e Bedrit, betejat e para në historinë e Islamit, vetëm nëse mësojnë shkrim-lexim dhjetë muslimanë. 

“Në historinë njerëzore nuk ka shembuj të ngjashëm. Islami në këtë mënyrë vlerëson shkencën, dijen, arsimin dhe mëshirën”, tha Erbaş. 

Megjithatë, siç tha ai, islamofobia sot ka kaluar çdo masë dhe ka ardhur në nivelin e anti-islamit. 

“Organizatat terroriste si DEASH përmes abuzimit të fesë vetëm kontribuojnë kundër Islamit. Për këtë shkak kemi filluar një fushatë të gjerë kundër abuzimit të fesë dhe ndjenjave fetare tek njerëzit”, tha Erbaş. 


Më të lexuarat