 Studimi i parë global për efektet e duhanit pasiv ka zbuluar se ai vret 600 mijë persona në vit.
Studimi i parë global për efektet e duhanit pasiv ka zbuluar se ai vret 600 mijë persona në vit. 
 Një e treta e këtyre viktimave janë fëmijë, shpesh herë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpitë e tyre.
 
Studimi   i OBSH-së, i kryer në 192 vende, zbuloi se duhani pasiv është   jashtëzakonisht i rrëzikshëm për fëmijët, pasi mund t’iu shkaktojë atyre   sindromën e vdekjes, pneumoni dhe astmë, transmeton TCH.
Studimi tregon gjithashtu se duhani pasiv shkakton sëmundje zemre, probleme me frymëmarrjen dhe kancer. 
“Kjo   do të na ndihmojë ne të kuptojmë koston e vërtetë të duhanit”, ka   deklaruar Armando Peruga, zyrtari i OBSH-së që drejtoi studimin.  /zhurnal/
 
																		





 
			




