Policia izraelite mbyll Mesxhid el-Aksanë

KUDS (AA) - Policia izraelite ka mbyllur të gjitha portat e faltores së shenjtë Mesxhid el-Aksa në Kudsin Lindor të Pushtuar, njoftoi Autoriteti i Vakëfeve Islame të qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Firas Dibs, zëdhënësi i autoritetit, tha se krahas mbylljes, policia po ashtu ka sulmuar muslimanët që gjendeshin në Aksa.

Policia izraelite ende nuk e ka komentuar rastin.

Autoriteti i vakëfeve më herët njoftoi se policia dje i ka vendosur zinxhirë portës "Rahmet" në lindje mureve të faltores, e cila tashmë ka qenë e mbyllur nga viti 2003.

Mesxhid el-Aksa, e cila gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja (orientimi gjatë namazit) e parë e muslimanëve.


Më të lexuarat