Mbi 330 sulme kimike në Siri në tetë vitet e kaluara

ANKARA (AA) - Sipas një raporti me bazë në Gjermani, regjimi sirian i Bashar al-Assadit është pas shumicës së mbi 330 rasteve të përdorimit të armëve kimike në Siri gjatë tetë viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të titulluar “Askund për ta fshehur: Logjika e përdorimit të armëve kimike në Siri”, Instituti Global i Politikës Publike me qendër në Berlin (GPPI) tha se që nga fillimi i luftës civile rreth 336 sulme kimike u regjistruan në Siri, ndërsa gati 98 për qind e sulmeve u kryen nga forcat e regjimit.

Ndërkohë, grupi terrorist DEASH kreu gjashtë sulme kimike në këtë vend të shkatërruar nga lufta civile.

Raporti theksoi se rreth 90 për qind e sulmeve ndodhën pas sulmit kimik të muajit gusht 2013 që vrau qindra persona në rrethinën e kryeqytetit sirian Damask, të cilin presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obaa, e quajti “vijë të kuqe”, duke theksuar se ky rast kërkon një përgjigje ushtarake kundër regjimit të al-Assadit.

Gjatë tre viteve të para të konfliktit, politika e Washingtonit në Siri u bazua në kërkesën e ish-presidentit Obama që të japë dorëheqje udhëheqësi sirian, al-Assad, sanksione ekonomike të vendosura ndaj regjimit, si dhe paralajmërime të shpeshta kundër kalimit të “vijave të kuqe”.

Siria mbetet e përfshirë nga një luftë e ashpër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i al-Assadit u përplas në protesta pro-demokratike me një trazirë të papritur.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz besohet të jenë vrarë dhe miliona janë zhvendosur nga konflikti.


Më të lexuarat