
foto
Fëmija: o Baba, a vdesin fëmijët?
Babai: Po, por pse ma bën këtë pyetje?
Fëmija: Ku shkojnë pas vdekjes?
Babai: Në Xhenet natyrisht, o biri im.
Fëmija: Fëmijët dhe të vjetrit?
Babai: Më lejo ta sqaroj këtë çështje, të vjetrit nëse e adhurojnë Allahun, bëjnë punë të mira dhe largohen nga punët e këqija, do te hyjnë në Xhenet me lejen e Allahut, e nëse i bëjnë mëkat Allahut, çështja e tyre mbetet tek Allahu, nëse do i falë dhe i futë në Xhenet, e nëse do i futë në Xhehenem.
Fëmija lëkundi kokën dhe u largua, ndërsa shenjat e çudisë vëreheshin tek ai, ndërsa babai filloi t’i kthejë ato biseda që bëri me fëmijën e tij, filloi ta qortojë veten , ndoshta i foli fëmijës atë që ai nuk është në gjendje ta kuptojë, derisa babai ishte në këtë situatë, u kthye fëmija dhe sytë i kishte të përlotur.
Fëmija: Babai im.
Babai: Po, çka ke që po qanë o biri im?
Fëmija: Të lutem, të lutem nënshtroju Allahut, bën punë të mira, dhe mos i bën mëkat Allahut asnjëherë.
Babai: Qe të hy në Xhenet?
Fëmija: Po.
Babai: Sepse ti nuk dëshiron që unë të hyj në Xhehenem-zjarr?
Fëmija: Po, unë nuk dua të jem jetim në Xhenet, pa baba!
Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi