 Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë në hadith se uji  është i  pastër dhe asgjë nuk mund ta ndotë. A ka pasur hulumtime  shkencore për  këtë pyetje?
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë në hadith se uji  është i  pastër dhe asgjë nuk mund ta ndotë. A ka pasur hulumtime  shkencore për  këtë pyetje?
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Uji është i pastër dhe asgjë nuk mund ta ndotë.”
(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
 Allahu i madhërishëm thotë:
 “Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së  Tij  (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.” (El - Furkan,  48)
 “Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë  shi dhe  atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.”  (El - Hixhr,  22)
Ibn Kethiri, dijetari islam, duke shpjeguar fjalët “ju nuk mund  ta  ruani atë”, thotë: “Kjo d.m.th. që vetëm Allahu i Plotfuqishëm është  Ai  i Cili këtë ujë e ruan si burim në tokë. Lavdia i takon Allahut!”
 Sot shkencëtarët vërtetojnë se ruajtja e ujit nën tokë  sterilizon dhe  përpunon të njëjtin ujë i cili bëhet i pijshëm. Allahu i  madhërishëm na  përkujton këtë begati, a thua do të jemi falënderues?  Mëshira e madhe e  Allahut të Plotfuqishëm bëri thesare të mëdha nën tokë  për të deponuar  ujin e pastër. Cilat janë rrethanat e reja në lidhje me  këtë?
 Shkencëtarët janë përpjekur vite me radhë duke u shërbyer me  shumë  metoda që ujin nën tokë, të ndotur me mikroorganizma që shkaktojnë   shumë sëmundje, ta pastrojnë, dhe kanë zbuluar filterë të ndryshëm për   pastrimin e ujit, dhe kanë bërë metoda të ndryshme të purifikimit.
 Por, mënyrë më të çuditshme për pastrimin e ujit e ka zbuluar mikrobiologu 
 dr. Simon Toze, i cili ka gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për   filtrimin e ujit - ruajtjen e ujit në shtresa të nëntokës për disa  muaj.
 Ai thotë se kjo metodë është e mjaftueshme të neutralizojë të   gjitha llojet e mikroorganizmave të dëmshme që shkaktojnë shumë  sëmundje  si: paraliza infantile, barkqitjet dhe llojet e ndryshme të  sëmundjeve  virale.
 Kjo metodë është quajtur “Metoda GEO e  pastrimit”, meqë Allahu i  madhërishëm ia ka mundësuar tokës që t’i  thith të gjitha llojet e  baktereve, viruseve, vajrave, yndyrave,  ndotjeve dhe papastërtive tjera.  Shkencëtarët kanë mbetur të hutuar me  këtë teknikë të çuditshme siç  thotë dr. Simon: “Ne e dimë se ndotja  zhduket, por nuk e dimë si!”
 Gjithashtu ai thotë: “Suksesi i kësaj  teknike varet nga shumë  variabla të situatës, cili lloj i përgatitjes  së ujit është dispozicion  për ruajtjen e ujit, cilat rrethana dominojnë  nën tokë, llojet e  mikrobeve në ujin e mbledhur, shkalla nutritive dhe  cilët mikrobe me  karakteristika filtrative ekzistojnë nën tokë.”
 Një shkencëtar ka bërë pyetje: “Ne dimë që uji pastron çdo gjë, por si mund ta pastrojmë vetë ujin nga papastërtitë?”
 Pas hulumtimeve të gjata shkencëtarët kanë zbuluar që pluhuri i  tokës  përmban substanca sterilizuese që neutralizojnë të gjitha llojet e   mikroorganizmave.
 Në këtë fakt gjejmë që Allahu i Plotfuqishëm ka  shfrytëzuar këto  substanca që fundërrohen në pluhur, që të jenë mënyrë  madhështore dhe  pa të holla për pastrimin e ujit.
 Allahu i madhërishëm thotë:
 “Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë,  njëmend  për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.”   (El -  Xhathije, 13)
 Shkencëtarët thonë se pa këto karakteristika të pluhurit, ne nuk do të mund të kishim mundësi të pimë ujin e pastër.
 Për këtë Allahu i madhërishëm thotë:
 “Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë  shi dhe  atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.” (El - Hixhr,  22)
 Fotografia mikroskopike e thërrmijave të pluhurit: Vërehen  zbrazëtira (pore) që mundësojnë që pluhuri i tokës ta pranojë ujin.
 Gjithashtu Allahu i Plotfuqishëm e ka furnizuar pluhurin me  gjëra  sterilizuese që vrasin të gjitha bakteret. Kush e ka bërë këtë? Ky   është Allahu i madhërishëm që ka thënë:
 “. . . ju nuk mund ta ruani atë.”  (El - Hixhr, 22)
 
 
 
 Përktheu dhe përshtati:
 Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 
																		





 
			

























