Të shtunën kryeminsitri Thaçi i ka kërkuar Pacollit të tërhiqet nga synimet e tij për t'u bërë president për shkak të refuzimeve të opozitës për të marrë pjesë në seancë kur të votohet për të.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e partisë, që të shtunën përmes një komunikate për media kërcënoi me prishje të koalicionit, raporton gazeta Express.
Pavarësisht kërcënimit të AKR-së, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli ka thënë se marrëveshja është ende valide dhe koalicioni po funksionin. Zhvillime të reja pritet të ndodhin gjatë të dielës.