EULEX-i merr në pyetje Blerim Kuçin

Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka marrë në pyetje Blerim Kuçin, kryetar i komunës së Suharekës. Kryetari i Suharekës,Blerim Kuçi nuk po intervistohet në Gjykatën e Qarkut për korrupsion por për krime lufte. Në fakt bëhet fjalë për refuzimin që Kuçi ka bërë të dëshmoj në rastin Kleçka. Duke vepruar kësisoj, EULEX e ka ndaluar sot kryetarin duke e sjell me dhunë në gjykatore. Fletarrestimi u lëshua pasi ai refuzoi të paraqitej si dëshmitar në rastin e fundit të arrestimit të ish luftëtarëve të UÇK-së dhe ku është i përfshirë edhe Fatmir Limaj, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar ka konfirmuar zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes, e cila ka thënë se “Blerim Kuçi do të paraqitet përpara një gjykatësi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në mesditë.

Dënimi me gjobë ose me paraburgim për dëshmitarët që nuk bashkëpunojnë është një masë e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

EULEX-i nuk ka bërë të ditur se për çfarë hetimi bëhet fjalë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ernest Luma, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, së cilës parti i takon edhe zoti Kuçi.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat