Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur një të arritur të re për Republikën e Kosovës zgjedhjen e presidentes së re, Atifete Jajhaga, duke thënë se kjo është një e arritur e përbashkët e gjithë spektrit politik në vend.
Ndërsa përveç zgjedhjes së presidentes, Kuvendi ka miratuar me 75 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime, rezolutën në mbështetje të marrëveshjes së nënshkruar një ditë më parë nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli për ndryshimet në Ligjin zgjedhor dhe në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës.