
Të dhënat paraprake të regjistrimit pritet të bëhen publike në muajin qershor ndërsa ato përfundimtare do të publikohen në vitin 2013-të. Bazuar në ligjin për regjistrimin e popullsisë Enti i Statistikave të Kosovës është institucioni kompetent i cili pas vërtetimit të saktësisë dhe vlefshmërisë për të dhënat do të ofrojë të dhënat paraprake deri më 30 qershor të këtij viti.
Në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nuk janë përfshirë tri komunat në veri të Kosovës. Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës thanëse janë duke u bërë përgatitjet edhe për fillimin e regjistrimit për veriun e Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë kryhet 30 vjet nga regjistrimi i fundit./Shekulli/