
Gazeta “Zëri”, duke u mbështetur në burimet e saj shkruan se nga dhjetë ministrat e forcës më madhe në pushtet, kryeministri Hashim Thaçi pritet ta “viktimizojë” ministrin Buja, për t’ia lëshuar vendin Ibrahim Gashit nga Aleanca Kosova e Re, zëvendësministër aktual i Jashtëm. “Për t’iu përmbajtur marrëveshjes së partnerëve të koalicionit, kreu i ekzekutivit Thaçi pritet t’ia shqiptojë një ‘katron të kuq’ ministrit Ramë Buja dhe në vend të tij të ulet Ibrahim Gashi i AKR”, ka thënë njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri.
Sipas tij, këto ndryshime nuk do të ndodhin për shkak të mosangazhimeve të ministrave, por kryekëput “viktimizimi” do të ndodhë me qëllim të realizimit të marrëveshjes ndërmjet partive në pushtet.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar thuhet se do të ndodhin me qëllim të krijimit të një baraspeshe dhe përmbylljes së marrëveshjes në mes partnerëve të koalicionit qeveritar, të arritur nga kryeministri Thaçi dhe ish-liderit të Koalicionit Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në prill të këtij viti./koha/