Policia e Kosovës merr nën kontroll pikën 31 në veri të Mitrovicës, ndërkaq gazetarët e Televizionit të Kosovës njoftojnë se në këtë pikë situata është e qetë.
Ndërkaq problem po paraqitet në pikën 1 të kësaj pjese, pasi që serbë civil kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë depërtimin e policisë në atë pjesë.
Policia e Kosovës ndërkaq në këto aksione është e pajisur me armë të ndryshme dhe autoblinda./rtk/











































