
foto
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisësë Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës.
Ky muaj është ndër obligimet më fisnike të besimtarëve islamë, në të cilin kultivohen edhe më shumë vlerat humane, toleranca e përgjitshme, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë.
Duke dëshiruar që ky muaj të sjell edhe më shumë mirësi, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja, uroj që Muajin e shenjtë të Ramazanit ta kaloni me lehtësinë e duhur, duke përmbushur mesazhin të cilin ai e e bart.
Në urimin e Presidentes Jahjaga thuhet:
Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj nisjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Me agjërimin dhe me përkushtim në pastrimin e shpirtit dhe në forcimin e besimit, populli si gjithherë e tregon solidaritetin, ndihmën dhe zemërgjerësinë për njëri-tjetrin.