
Në këtë manifestim përpos një numri të konsiderueshëm të besimtarëve të lagjes qe i pranishëm edhe vet Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Bahri Sejdiu –kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinë dhe të ftuar të tjerë.
Fillimit të pranishmëve iu drejtua imami i Lagjes, Fadil ef. Musliu, i cili tha se është një moment i veçantë për besimtarët e kësaj lagje që ditën e parë të Ramazanit nisin ndërtimin e xhamisë.
Myftiu Tërnava pasi ka uruar për muajin e ramazanit dhe ka përshëndetur të pranishmit, tha: “Zoti i shpërbleftë atë që së pari e filluan si ide ndërtimin e xhamisë në këtë vend, pastaj ata që u interesuar, e në veçanti për ata që dhuruan këtë vend që këtu të ndërtohet një prej shtëpive të Zotit. Kush janë ata që ndërtojnë xhami? Allahu xh. Në Kuranin famëlartë thotë Xhami ndërtojnë - e drejta ekskluzive e ndërtimit të xhamive ju takon atyre besimtarëve të cilët e besojnë Allahu xh.sh., ata të cilët e besojnë Ditën e fundit, këta janë besimdrejtë, këta janë ata të cilët nga imani i thellë që kanë në zemër, në shpirt për Allahun krijues, dashurinë, respektin ndaj Muhamed Mustafasë dhe Kuranit famëlartë ata ndajnë nga pasuria e tyre, japin për të mbajt gjallë këtë dinë i cili do të jetojë, e do të jetë kështu deri në Ditën e Kiametit”..
Më tutje myftiu duke folur për sevapet që ka, ai që jep - ndan për xhami tha: “Ai i cili ka ndarë këtë vend , në këtë rast haxhi Skenderi me vëllanë e vet për ta një ajet tjetër i Kuranit thonë Ata të cilët ndaj nga pasuari e tyre, (ata të cilat japin nga pasuari e tyre), në rrugën e Allahut xh.sh. është sikurse një kokërr që themi ne e grurit që hidhet në arë e nga ajo mbin 7 kallinj dhe çdo kallinj jep nga 100 kokrra, në këtë mënyrë Allahu xh. Ka me ja u rikthye e shpërblye ashut pasurinë atyre”.
Ndërsa, duke folur për nevojën që ka Prishtina për ndërtimin e Xhamisë së madhe në Prishtinë, Myftiu, tha “Ne kështu bashkë, shumë shpjet do të vëmë edhe gurthemelin e Xhamisë së madhe të Prishtinës, pas së cilës do të ndërtojmë edhe Qendrën Islame, sepse ka nevoje ky popull për xhami e qendër islame. Prishtina duhet ditur që ka nevojë edhe për shumë xhami në lagje që s’kanë xhami, por të gjitha kërkesat do të zgjidhen në rrugë institucionale”.Ndërtimi i xhamisë për banorët e kësaj lagjeje ka qenë nevojë e kamotshme e besimtarëve të kësaj ane, sepse ata për kryerjen e obligimeve fetare kanë qenë të detyruar që të shkojnë në xhamitë e lagjeve tjera.
Të shtyrë nga mungesa e xhamisë, besimtarët e kësaj lagjeje që disa vite janë organizuar dhe kanë marrë me qira një lokal ku kanë kryer namazin dhe ritet tjera fetare. Megjithëkëtë besimtarët të prirë nga imami Fadil ef. Musliu në vazhdimësi u interesuan që të gjejnë mundësin për të siguruar lokacionin që të ndërtojnë xhaminë, madje për këtë i kishin bërë kërkesë në institucionet përkatëse, por pa zgjidhje, e zgjidhje për truallin për xhami e bënë dy vëllezërit Krasniqi (haxhi Skenderi e Ismeti) pronar të kompanisë “Përparimi”, të cilit nga parcela (toka e tyre) e tyre ndan 10 ari truall për xhami. Xhami do jetë një objekt madhështor që do të shoqërohet me objekte përcjellëse./bislame/