
“Nuk është e vërtetë që kryetari Agani nuk është duke punuar për porgramin e partisë, përkundrazi është ai i cili me punën e tij të palodhshme dhe vizionare brenda një periudhe të shkurtër kohore ia ka rikthyer Partisë së Drejtësisë statusin parlamentar dhe e ka faktorizuar në skenën politike të vendit si asnjëherë më parë. Ne nuk kemi bërë dhe që do të bëjmë as një lloj kërcënimi për dalje nga koalicioni qeveritar, sepse janë vetëm organet partiake të PD-së ato që i marrin këto vendime.”, thuhet në reagim.
Sfirca e Kelmendi thonë se do të vazhdojnë të kërkojën institucionalisht lejimin e bartjes së shamisë, dhe futjen e mësim-besimit në shkolla, dhe për këtë llogarisin në mbështetjen edhe të kryeministrit Thaçi e zv/kryeministrit Pacolli.
Ata kanë thënë se në PD nuk ka çarje, por pakënaqësi të 2-3 individëve, si dhe Grupi parlamentar i Koalicionit Kosova e Re është stabil./indeksonline/