Mbërrin uragani Irene, frikë në Nju Jork

Uragani Irene ka mbërritur në Nju Jork. Në një thirrje drejtuar qytetarëve, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, u ka thënë atyre se koha e evakuimit ka mbaruar. “Tani të gjithë duhet të futen nëpër shtëpi dhe të qëndrojnë aty”, këshilloi ai.

Uragani po lëviz drejt brigjeve të Nju Xhersit me erëra që kapin shpejtësinë 120 km në orë. Një nga shqetësimet kryesore të banorëve mbetet energjia elektrike. Tashmë 8300 banorë të State Island kanë mbetur pa energji, ndërsa në banorët janë të alarmuar  për shkak të përmbytjeve si pasojë e rritjes së nivelit të East River dhe Hudson.

Nju Jork është kthyer në shkretëtirë. Kryebashkiaku Blumberg kishte urdhëruar evakuuimin e të paktën 370 mijë banorëve nga zona e rrezikuara. Aeroportet janë mbyllur dhe për herë të parë në historinë e qytetit edhe transporti publik është jashtë funksionit.

Që prej të premtes, numri i viktimave ka shkuar në nëntë./Shekulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat