Obama: Uragani Irene ende paraqet rrezik

Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se uragani Irene, mund të jetë dobësuar, por ende përbën një kërcënim për rajonet e prekura.

Obama ka ndërprerë pushimet e tij për t`ju drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë.

"Edhe pse stuhia ka dobësuar lëvizjen në veri, ajo ende mbetet e rrezikshme pasi mund të ketë shira. Shumë amerikanë janë ende në rrezik serioz nga ndërprerjet e energjisë, dhe përmbytjet, të cilat mund të rriten në ditët e ardhshme”, tha Obama.

Irene ka lënë shumë dëme duke përfshirë vdekjen e 20 personave nga përmbytjet.

Vendet e prekura nga uragani, duke përfshirë Nju Jorkun, thuhet të ketë lënë më pak dëme se sa pritej në fillim./ora-news/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat