Një grup të rinjsh shqiptarë janë përleshur dhe kanë rrahur një grup të rinjsh maqedonas të cilët kishin provokuar në Kumanovë.
Defilimi i të rinjve maqedonas që dyshohet se janë huliganë ishte pjesë e atmosferës festive të ndeshjes së basketbollit Maqedoni – Spanjë në kuadër të evropianit 2011, kur po festohej dje para humbjes së kësaj ndeshje.
Ashtu që papritmas ka ndodhur edhe incidenti i cili ka përfunduar me grushte dhe shqelma për provokuesit, ndërsa për të qetësuar situatën kanë vepruar njësiti policor “Alfa” pranë SPB në Kumanovë. (INA)