Revolucionarët egjiptianë përkrahin pavarësinë e Kosovës

Këshilli i Sekretariatit të Revolucionit në Egjipt, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se këshilli dhe populli i Egjiptit njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse kjo njohje nuk del zyrtarisht nga Qeveria e Përkohshme në Egjipt.

Në deklaratë që është shpërndarë në të gjitha mediet në Egjipt dhe në botën arabe, përmendet vizita e Ministrit të Punëve të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Egjipt. “Vendimi për pavarësinë e Kosovës ka qenë i ngulitur në zemrat tona madje para shpalljes së tij, dhe ne si popull i Egjiptit të lirë e njohim Kosovën si shtet mik të pavarur edhe nëse kjo njohje nuk po del zyrtarisht nga qeveria e tanishme e përkohshme”, thuhet në këtë deklaratë, e cila ka arritur edhe në ministrinë e jashtme të Kosovës./RTK/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat