
"Kjo është dëshmi shtesë për ndershmërinë dhe transparencën e kësaj familje dhe për atë se ata janë vetëm një familje e rëndomtë libiane, i cili zakonisht lidh kontakt në emër të Gadafit me mediat e jashtme.
"Lideri i revolucionit dhe familja e tij janë në mesin e qytetarëve më të varfër”, theksoi Ibrahim dhe shtoi se kjo pasuri me të cilën disponon Libia shihet në ndërmarrjet të cilat punojnë si dhe institucionet.
Gadafi ndodhet në arrati pasi kryengritësit libianë në gusht në luftërat shumëmujore, e pushtuan kryeqytetin e Libisë, Tripolin.
Mediat botërore përkujtojnë se bëhet e ditur se familja e Gadafit jeton jetë luksoze. Këngëtarja Neli Furtado zbardhi se i janë paguar një milionë dollarë për koncert prej 45 minutave për anëtarët e familjes së Gadafit në Itali.Zvicra njoftoi se në maj ka zbuluar 360 milionë franga zvicerane mjete ilegale, të cilat mund të jenë lidhur me Gadafin dhe njerëzit e tij të afërt. Sipas mediave britanike ndërkaq, djali i Gadafit, Saif al Islam ka shtëpi në Londër, në vlerë 19 milionë dollarë me nëntë dhoma fjetje, pishinë dhe kinema shtëpiake./koha.mk/