Parlamenti Evropian kërkoi nga qeveritë e shteteve-anëtare të BE-së t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës palestineze për njohjen e shtetit të tyre, të prezantuar javën e kaluar në OKB nga ana e presidentit Mahmud Abas.
Në rezolutën e miratuar, eurodeputetët e kanë qujatur kërkesën palestineze ”legjitime”.
Parlamenti evropian “kërkon nga shtetet anëtare, në çka i përkrah, të jenë unikë në sjelljen e tyre ndaj kërkesës legjitime të popullit palestinez që të prezantohet si shtet në OKB”, thuhet në rezolutën e miratuar me shumicë të madhe.
Shtetet evropiane tani për tani janë të ndara rreth kërkesës palestineze, ndërsa kryetari i Drejtorisë palestineze javën e ardhshme do të jetë në Strasburg, ku do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës./lajmeshqip/











































