
Myftiu Tërnava, pasi falënderoi kryetarin e Komunës së Gjilanit për pritjen e ngrohtë që i është bërë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me bashkësinë Islame të Kosovës për konsideratën që e ka ndaj kërkesave që i drejtohen Komunës nga ky institucion dhe nga qytetarët e besimtarët në përgjithësi, në raport me krijimin e infrastrukturës së bollshme fetare, që besimtarët të kenë mundësi t’i kryejnë ritet e tyre fetare dhe praktike pa asnjë lloj pengese këtu në Gjilan. “Biseduam për klimën e bashkëpunimit që kemi pasur, që e kemi dhe që do ta kemi edhe në të ardhmen, duke krijuar një klimë të përbashkët bashkëjetese të të gjitha besimeve në Kosovë dhe duke respektuar besimin e njëri-tjetrit e duke dhënë kontribut që në Kosovë të mbizotërojë paqja, harmonia dhe mirëqenia e përgjithshme. BIK ka dhënë kontribut edhe në të ardhmen që të jemi një hallk e fort mes BIK dhe Komunave e shtetit. Ne do të jemi një zë i fort që do të thërrasim në ndërgjegjen e secilin për një paqe, harmoni, solidaritet” tha Myftiu i Kosovës Tërrnava.
Myftiu tha se është brengosës fakti i dukurive negative në shoqërinë tonë, si përdorimi i substancave narkotike, vëllavrasja e vetëvrasja dhe dukuri të tjera që bashkërisht mund të japim një kontribut më të madh në luftimin e këtyre dukurive.
Po ashtu shumë i rënd është edhe akti i vrasjes së Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë. Ai është akt i cili vërtet meriton të gjykohet nga të gjitha instancat e shtetit dhe nga të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos na ndodhin në të ardhmen në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa tha se kjo është një vizitë për harmonizim të qëndrimeve për bashkëpunim të mëtejmë mes Komunës së Gjilanit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. “Së pari bëmë një rezyme të kohës sa kemi qeverisur ne dhe të pasluftës në përgjithësi, por edhe të periudhës së paraluftës. Bashkërisht konstatuam se Bashkësia Islame, Komuna e Gjilanit dhe shoqëria tjetër jashtë komunës, kemi qenë bashkë në momentet kur ka qenë e nevojshme të ishim së bashku dhe jemi ndihmuar vazhdimisht mes vete, e kemi përkrah njëra anë tjetrën, me qëllimin që të jemi të lirë në krijimin e institucioneve, themelimin e shtetit, sepse i vetmi garant është shteti i cili vihet në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të interesave të tij, pavarësisht prejardhjes së tij nacionale apo fetare e politike”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se si komunë jemi të përkushtuar dhe jemi pranë bashkësive fetare dhe pranë Bashkësisë Islame veçanërisht pasi shumica e qytetarëve është e besimit mysliman në Komunën tonë.
“Do të jemi pranë për ta ndihmuar me procedura, me dhënie të lejeve, për dhënie të hapësirave për të ushtruar BIK dhe besimtarët aktivitetin e vet. Normalisht kështu së bashku të ndërtojmë një klimë të mirë të bashkëpunimit dhe një klimë të mirë edhe politike. BIK ka një rol të ndarë me ligj dhe me kushtetutë nga shteti, por është një shtyllë shumë e rëndësishme e shtetit i cili është në ndërtim e sipër e që ka shumë nevojë për përkrahje të të gjithëve e posaçërisht të bashkësisë islame, që është bashkësi vitale, shumë e madhe në Kosovë dhe jashtëzakonisht e dobishme”, potencoi mes tjerash kryetari i Komunës së Gjilanit z.Qemajl Mustafa. Gjatë qëndrimit na Gjilan Myftiu Tërnava vizitoj edhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, objektin në ndërtim e sipër të medresesë si dhe xhaminë që po ndërtohet në lagjen “Dardania”./bislame/