Në Maqedoni ka tolerancë ndërfetare

Në Maqedoni ka tolerancë ndërfetare, mirëpo ekziston mungesa e njohjes së mjaftueshme midis bashkësive fetare dhe religjioneve.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Fondacioni "Konrad Adenauer" dhe Instituti për Demokraci "Societas Civilis", mbi 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se ka tolerancë ndërfetare. Ndërkohë, vetëm 50 për qind e anketuesve njohin pesë bashkësitë etnike fetare që janë në Kushtetutë.

Ilina Mangova, projekt-menaxhere e këtij hulumtimi deklaroi se me këtë projekt po punohet për intensifikimin dhe ofrimin e marrëdhënieve midis mediave dhe bashkësive fetare. (INA)

Kryetarja e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive etnike, Valentina Bozhinovska se edhe mediat janë faktori kyç për promovimin e vlerave fetare dhe marrëdhënieve.

Hulumtimi është realizuar në periudhën prej 20 gushtit deri më 30 shtator nëpër Maqedoni dhe janë përfshirë 1090 anketues. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat