Numri i të vdekurve nga tërmeti u rrit në 601

10 ditë pas tërmetit të Vanit edhe punimeve të kërkim-shpëtimit është duke iu afruar fundi.

Numri i të vdekurve në tërmet doli në 601.

Ndërkohë në Van përfunduan punimet e pastrimit të rrënojave të 5 godinave të rrënuara.

Ndërsa në Erxhish vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 2 godina ndërkaq në Van në 1 godinë.

Në këtë zonë të goditur nga tërmeti u dërguan 42 mijë e 711 çadra dhe 2 mijë e 300 shtëpi të tipit Mevlana.

Një maune e mbushur me ndihma të mbledhura nga Shoqata e Miqësisë dhe Solidaritetit të të Rinjve Botëror, Fondacioni Afganistani Miku Im dhe Shoqatat e Miqësisë dhe Kulturës së Kirgizisë.

Ndihmat përbëhen nga ushqimi, rrobe dhe batanijet./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat