Serbia ende nuk është e gatshme t`i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me palën kosovare. Prej sot ishte paraparë lëvizja e lirë, por kjo nuk do të jetë e mundur për qytetarët e Kosovës.
Zyrtarë nga Grupi për Zbatimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes thonë se pala serbe nuk i ka bërë përgatitjet e duhura për zbatimin e kësaj marrëveshje. Me marrëveshjen e arritur është dashur që qytetarët e të dy vendeve, kufijtë t’i kalojnë vetëm me letërnjoftime të shteteve të tyre. Dialogu për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 8 mars dhe deri më tash janë arritur 5 marrëveshje, zbatimi i të cilave ka shënuar ngecje./rtk/











































