Një gazetë saudite botoi të martën disa fotografi të disa pilotëve sauditë duke falur namazin në asfalt, të cilët kishin zbritur me helikopterët e tyre për ta falur namazin në kohën e vet, duke mos u shqetësuar nga nxehtësia e madhe e asfaltit.
Gazeta shtoi gjithashtu, se ata nuk mundi t’i ndalonte as lartësia, as nxehtësia flakëruese e asfaltit e as përcëllima e diellit nga falja e namazit në kohën e vet, kështu që zbritën nga helikopterët dhe u rreshtuan në namaz, të qetë dhe të përulur ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm.
Në fotografi mund të shihen në sexhde disa pilotë të zbritur nga helikopterët e tipit "Sikorsky S - 434", përderisa disa pilotë dhe disa pjesëtarë tjerë të Mbrojtjes Civile po përpiqen t’u bashkëngjiten atyre në namaz./Shembulli/
Burimi: http://islammemo.cc/akhbar/Locals/2011/11/02/137188.html











































