Tre serbë të plagosur në Mitrovicë

Pak pas orës 20:00, tre serbë janë plagosur në veri të Mitrovicës, tek Kroi i Vitakut, raportuan mediet serbe. Në incident ka pasur të shtëna me armë dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.

Sipas burimeve të Koha.net., incidenti ka ndodhur kur një grup serbësh kanë tentuar të vjedhin dyer dhe dritare në shtëpitë e familjes Vitaku, të cilat janë në ndërtim e sipër. Serbet gjatë kësaj tentim-vjedhje kanë hasur në rojtarë shqiptarë, të cilët janë konfrontuar me hajnat serbë.

Hajnat thuhet të kenë marrë arrati në drejtim të shtëpive serbe dhe me këtë rast kanë pasuar të shtëna nga armët e zjarrit nga shtëpitë e serbëve por edhe nga ane e shtëpive të shqiptarëve. Të plagosur janë  Sava Mojsic, Velkjo Djordjevic, Ivan Vukomanovic.

Në lagje është duke mbretëruar një situatë shumë e tensionuar, ndërsa që forca të mëdha të PK-së, të EULEX-it dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat