Policia serbe rrah brutalisht një shqiptar në Medvegjë

Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i komunës së Medvegjës, është lënduar pasi që një polic e kishte sulmuar në shtëpinë e tij.

Sipas një të afërmi të Sokolit, rasti kishte ndodhur pas refuzimit të Sokolit , pasi që ishte i sëmurë, për t’iu ofruar ndihmë për shuarjen e një zjarrit që ishte ndezur në fshat. Njëri nga policët kishte filluar ta fyente duke i thënë se shqiptarët atij ia kishin vrarë dikë nga familjarët. Më pas ka pasuar edhe sulmi fizik ku Sokoli është rrahur brutalisht duke u goditur disa herë edhe me pjesën e prapme të armës, transmeton medvegja.net.

Pas lëndimeve të marra, Sokoli fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, prej nga më pas është dërguar në spitalin e Leskocit.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq, i cili sonte ka vizituar familjen e Sokolit, ndërsa ka thënë se pret nga policia që të zbardhin rastin.

Nga Drejtoria Policore e Leskocit është thënë se në Medvegjë është dërguar një ekip i cili duhet ta hetoj rastin, bënë të ditur medvegja.net.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat