Gjendja në veri të vendit vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Sipas zëdhënësit të policisë rajonale Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë.
Për shpërthimin e një granate dore i tipit M-75 në afërsi të tre rrokaqiejve, policia vazhdon hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe të dyshuarve të mundshëm të këtij akti. Ndërkohë, gjatë aksionit të djeshëm për heqjen e barrikadave, janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it.
Njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda. Për të parandaluar mundësinë për eskalim të mëtutjeshëm të konfrontimit dhe për të mos rrezikuar shkaktimin e pasojave serioze në të dyja anët, KFOR-i ka marrë vendimin për ta ndalë operacionin.
Sulmin ndaj paqeruajtësve e dënuan krerët shtetëror duke kërkuar daljen para drejtësisë të strukturave paralele. Për gjendjen në veri sot do të diskutojë komisioni parlamentar për siguri./rtk/











































