Turne futbolli për nder të “Hoxhë Jakup Asipit”

Në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës së shpejti do të nis turneu i madh në futboll të vogël “Hoxhë Jakup Asipi” që organizohet për herë të dytë me radhë nga KF Besa. Më saktësisht turneu do të zhvillohet në sallën e sporteve “Faik Konica” nga data 17 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 7 janar të 2012-së, kur është paraparë të luhet finalja e madhe.

Paraqitja e ekipeve është deri më 14 dhjetor, kurse një ditë më vonë do të bëhet tërheqja e shortit. Në shortë duhet të jenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e ekipeve që me vete duhet të kenë kopjet e letërnjoftimeve me qëllim të evitimit të çdo lloj dyshimi. Çdo ekip duhet të ketë 10 lojtarë (5+1) dhe një udhëheqës. Paraqitja e ekipit kushton 100 euro, kurse sistemi i garimit është në grupe. Për tre vendet e para organizatorët do të ndajnë çmime me vlerë të konsiderueshme. Kështu vendit të parë do t’i takojnë 800 euro, të dytit 400 euro dhe të tretit 200 euro. Poashtu gjatë gjithë turnout nuk do të mungojnë as shpërblime të tjera për shikuesit e futbollit. Organizatorët theksojnë se interesimi është shumë i madh, ndërsa apelojnë që ata që kanë ndërmend të marrin pjesë në turne të mos e presin momentin e fundit./lajmpress/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat