Pensionistët nuk i kënaq rritja prej 20 eurosh

Drejtues të shoqatave të pensionistëve kosovarë kundërshtojnë Projektligjin e pensioneve, sipas të cilit pensionet rriten deri në 20 euro në muaj. Zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se kaq kanë buxhet dhe se ky projektligj është trajtuar në kuadër të rekomandimeve të ekspertëve, shkruan "Kosova Sot".

Drejtues të Shoqatave të Pensionistëve kosovarë nga të gjitha kategoritë thonë se shumë shpejt do të jenë të detyruar që të përdorin edhe atunë e tyre të fundit, grevat dhe protestat në mënyrë që mos të aprovohet Projektligji për pensionet, që është propozuar nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo për zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kjo nuk është formë e zgjedhjes së problemit. Behxhet Gaxhiqi, këshilltar dhe zëdhënës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se grevat dhe protestat nuk janë zgjidhje e problemit, por janë bisedimet dhe bashkëpunimi me përfaqësuesit e pensionistëve, mënyrë që të zgjidhin problemin.

Gaxhiqi ka njoftuar se aktualisht nga Buxheti i Kosovës pensionet i gëzojnë 159 mijë e 693 pensionistë kosovarë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për kategorizimin e tyre, ai thotë: “Pensionet bazike i marrin 104 mijë e 196 pensionistë, pensionet kontribut-paguese me gjithsej 31 mijë e 911 pensionistë, pastaj pensionet për personat me aftësi të kufizuara, që janë 19 mijë e 0.86 pensionistë, pensionet e TMK-së me 648 pjesëtarë, si dhe pensionet e ‘Trepçës’, me 3852 anëtarë. /KS/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat