
foto
Lajmin e bëjnë të ditur mediat, burimet e të cilave theksojnë se ky ndryshim në renditjen botërore të feve ka ardhur si rezultat i përqafimit të Islamit nga një numër i madh qytetarësh perëndimorë edhe pse pas vitesh të gjata sulmesh dhe fushatash denigruese, transmeton TopNews.
Në deklaratën e publikuar nga Vatikani thuhet: “Numri i myslimanëve në botë i kalon tre miliardë, tre milionë e njëzet e dy mijë myslimanë, shifër që e kalon numrin e të krishterëve me tre milionë (pasues) më shumë.”
Në bazë të deklaratës së mësipërme, Vatikani pranon hapur se Islami është feja me përhapjen më të shpejtë në mbarë botën. Sipas llogaritjeve të tij, 19.5 % e banorëve të planetit janë myslimanë, ndërsa të krishterët pozicionohen të dytët me 17.5 për qind./koha/