Mbi 50 pacientë deri sot në mëngjes janë pranuar në Qendrën kirurgjike emergjente në Shkup.
Sipas Andreja Gavrilovski, specialist i traumotologjisë, pjesa më e madhe e pacientëve të pranuar janë plagosur me armë zjarri, mjete shpërthyese, si dhe një rast një pacient i therrur me thikë.
Rreth 20 pacientë janë pranuar si rezultat i traumës së caktuar, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën e Traumotologjisë. Nga të pranuar ka pasur edhe të plagosur me fishekëzjarre, pesë në aksidente dhe pjesa tjetër me probleme traumotologjike.
Në Klinikën për toksikologji janë kontrolluar 52 pacientë, nga helmimet me pije alkoolike. Andon ]ibishev nga kjo klinikë theksoi se nga pacientët e pranuar 34 janë të gjinisë mashkullore si dhe 18 femra.
Edhe këtë vit është regjistruar rasti i personave të mitur që kanë konsumuar alkoolin. Në Klinikë është pranuar edhe një vajzë 14 vjeçare, me diagnozën e helmimit me alkool, e cila është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore./INA/