Revista e mirënjohur “National Geographic” me datë 22 Janar të vitit 2012 ka publikuar një shkrim me titull “Sunitët janë shumicë e Irakut” dhe këtë konstatim ata e mbështesin në dokumente, statistika dhe dorëshkrime që i kanë publikuar më herët, në kohën e Perandorisë Osmane, më saktësisht me datë Dhjetor të vitit 1914.
Statistika e Bagdadit të vitit 1914 ka treguar një rezultat se Sunitët paraqesin 67% të banorëve të Bagdadit, kurse Shiitët përbëjnë vetëm 8% të banorëve të Bagdadit.
Kjo revistë e tregon edhe numrin e saktë të banorëve të Bagdadit në atë kohë dhe tregon se prej gjithsejtë 180 mijë banorëve, 120 mijë kanë qenë Sunit, (dmth 67%) dhe Shiitët kanë përbërë vetëm 15 mijë banorë nga 180 mijë banorët e asaj kohe (dmth 8%), madje numri i hebrenjve ishte më i madh se i shiitëve dyfish e gjysmë.
Revista e mirënjohur “National Geographic Magazine” në numrin e dhjetorit të vitit 1914 jep statistika për përqindjen e banorëve të Irakut në atë kohë dhe sipas këtyre statistikave del se 67% të banorëve të Irakut në atë kohë kanë qenë Sunit, kurse vetëm 8% kanë qenë Shiit.
Revista “National Geographic Magazine” është revistë shkencore amerikane, të cilën e boton organizata “National Geographic” në gjuhën angleze që nga fillimi i aktiviteteve të tyre që nga viti 1888.
Kjo revistë botohet në më shumë se 32 gjuhë botërore./islam.mk/