Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është treguar shumë liberal sa i përket të drejtave të homoseksualëve. Në emisionin 2 + në KTV, në pjesën e intervistës “5+5”, ndër tjera ai është pyetur nëse mendon se në Prishtinë mund të organizohet një “Gay Paradë”.
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se organizime të tilla lejohen edhe me ligj.
“Po unë mendoj se mund të organizohet”, ka thënë ai. Sipas Kuçit, e drejta e afinitetit, orientimit seksual është edhe kriter i BE-së dhe është e garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Por ai ka dhënë një porosi në rast se ndodhë një gjë e tillë. “Edhe ata që e organizojnë edhe ata që e mbikëqyrin, duhet ta respektojnë ligjin”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi./indeksonline/