30 ditë paraburgim për policin vrasës (video)

Mbrëmë vonë policit Jaqim Trifunoski, i cili vrau dy të rinjë shqiptar, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe është dërguar në burgun hetimor në Shkup - Shutkë. Ai dje në një zënkë për motive banale vrau Besnik Shehapi (1986) dhe Imran Mehdia (1982) që të dy banorë të lagjes “Lajthia” të qytetit të Gostivarit. Ka qenë një vend parkingu përballë mobilierisë “Montenegro“ që është bërë mollë sherri mes viktimave dhe vrasësit të dyfishtë. Dëshmitarët okularë rrëfejnë se kishin dëgjuar më tepër se pesë plumba të shkrepura në vendin e ngjarjes. Njëri nga ato, duke rrëfyer rastin, dëshmon se “vrasësi kishte nisur makinën dhe me gjakftohtësi kishte lëshuar vendin e ngjarjes, duke ngarë makinën në drejtim të Gjykatës Themelore”. Dëshmitari, i cili kishte qenë në lëvizje me automjetin e tij, kishte parë se njëri nga viktimat kishte qenë i përmbysur në tokë. Ishte afruar aty me mendimin se ishe aksidentuar pa dashje nga drejtuesi i automjetit. “Pasi isha në lëvizje me automjetin tim, unë nuk dëgjova zhurmën e armës. Kur arrita aty, u afrova dhe kur e rrotullova nga ana e kundërt personin e shtrirë në tokë, e pash se në gjoks ishte i qëlluar me plumb dhe me mezi merrte frymë. Bashkë me kalimtarët e rastrit, menjëherë shpejtuam ta dërgojmë në Spital. Ndërkohë që viktima tjetër veçmë ishte përcjellë në spital nga banorët e lagjes”, theksoi dëshmitari i ngjarjes, Aziz Zendeli. Edhe pse banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit kishin shpejtuar për të hospitalizuar të plagosurit në Spitalin e Gostivarit, viktimat në njësinë e urgjencës janë pranuar pa shenja jete. Drejtori i spitalit, Ferit Muça, bëri me dije se ekipet mjekësore edhe për skaj intervenimit në kohë dhe në mënyrën e duhur, vetëm se kanë konfirmuar vdekjen e tyre në momentet kur janë dërguar në Spital. (koha.mk)

{youtube width="660" height="450"}Uuq9-LauF_4{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat