Lëvizja "Bashkohu" po përcjell me vëmendje zhvillimet politike sociale dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu paralajmëron edhe popullin e Kosovës për një rrezik që po i kanoset vendit dhe qytetarëve te saj.
Duke e parë ketë rrezik lëvizja "Bashkohu" në mbledhjen që ka bërë me kryesinë e saj ka vendosur te përkrahë protestën për zhvillimet në veri të organizuar nga Nexhmedin Spahiu , prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që me 24 prill t’i bashkëngjiten kësaj proteste e cila thërret për ta mbrojtur integritetin , sovranitetin dhe qytetarët shqiptarë në pjesën veriore të Kosovës .
Lëvizja "Bashkohu" gjithashtu kërkon nga qeveria e Kosovës të mos bëjë marrëveshje që dëmton popullin e Kosovës, përkatësisht etninë shqiptare dhe dënon çdo marrëveshje që bëhet si rezultat i presionit në dëm të qytetarëve të Kosovës .
Kryesia e Lëvizjes "Bashkohu"