U përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Sot në Prizren u përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe krerët e qeverive të dy vendeve, Hashim Thaçi e Sali Berisha.

Kryeministri Thaçi tha se kjo është një ditë historike për kombin shqiptar, ndërsa Berisha e cilësoi abetaren si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar.

Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur.

Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.

Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësues të dy vendeve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat