Haradinaj u kthye në Kosovë

Ish kryeministri Ramush Haradinaj u kthye sot në Kosovë, pas lirimit të përkohshëm nga Tribunali i Hagës. Lirimi i dytë i përkohshëm do të vlejë deri në kohën e shpalljes së vendimit në procesin e rigjykimit të pjesshëm.

Seancat përfundimtare në këtë proces janë mbajtur në qershor dhe tani Trupi Gjykues duhet të marrë vendimin në procesin ndaj liderit të AAK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij: Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Sipas rregullave të Tribunalit, gjatë lirimit të përkohshëm Haradinajt i ndalohen paraqitjet publike./rtk/

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat