Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar të falur, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për fjalën “Jakupovsi”. Këtë e ka bërë të ditur, një burim jo zyrtar brenda Partisë Demokratikë të Kosovës. Thaçi këtë, thuhet ta ketë bërë nëpërmjet një zyrtari të partisë.
Nga ana tjetër, vetë Kryetari i Parlamentit të Kosovës, që vjen nga radhët e PDK-së, Jakup Krasniqi nuk e ka pohuar, e as mohuar këtë. Madje, ai nuk pa parapëlqyer të flasë fare për këtë rast.
“Ka kohë, ka kohë. Merruni me ata të tjerët” ka thënë shkurt Krasniqi.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rënë në një përgjim gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci.
Thaçi gjatë bisedës kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”, siç thotë ai./bs/